Një grua është arrestuar në Prishtinë për trafikim me njerëz.
Policia ka identifikuar edhe një viktimë të trafikuar.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të cekur si dhe është identifikuar një viktimë e supozuar e trafikimit. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte”, thuhet në raportin e PK-së.


