Policia ka arrestuar në Ferizaj, një shtetas nga Maqedonia e Veriut.
I dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase.
“Rasti do të trajtohet në koordinim me organet përkatëse dhe do të zbatohen procedurat e parapara për raste të tilla. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar që pos angazhimeve për të ruajtur rendin e sigurinë e brendshme edhe të angazhohet në thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.