Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar të dielën në Prishtinë, pasi dyshohet për dhunë në familje.
Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij.
“Prishtinë 18.09.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë nënën e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.


