KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet personi që gjuajti me kallashnikov autobusin në Pagarushë të Malishevës, ndalohet për 48 orë
Siguri

Arrestohet personi që gjuajti me kallashnikov autobusin në Pagarushë të Malishevës, ndalohet për 48 orë

Kosova News
Kosova News 17:50 -11/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se është arrestuar një person me inicialet S.M, pasi dyshohet se ka gjuajtur me kallashnikov një autobus në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Ai është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të paraqesë në gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast”, ka njoftuar Prokuroria.

Në lidhje me rastin, sot detaje ka dhënë edhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informacionit.

“Rreth orës 12:10, është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës, me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi tha se si rezultat i veprimeve hetimore, personi i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe një armë e llojit AK-47.

“Si rezultat, personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47”, tha Krasniqi.

Ajo bëri të ditur se nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe aktualisht është në proces të hetimit”, shtoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës.

Gjithashtu lexoni:

I kërkuari për tentimvrasje ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Lirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

DETAJE- Sulmohet me AK-47 autobusi me udhëtarë në Pagarushë të Malishevës

Arrestohet i dyshuari për sulm me armë ndaj një autobusi në Pagarushë të Malishevës

Vushtrri: FSK, Policia dhe KFOR-i largojnë 91 predha të Luftës së Dytë Botërore

Kosova News 11/06/2026 11/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
85%
1 km/h
Thu
27 °C
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
24 °C
Mon
24 °C

Lajmet e Fundit

Misetic: Specialja injoron raportimin e Avokatit të Popullit dhe ekspertëve
19:00 -11/06/2026
I kërkuari për tentimvrasje ekstradohet nga Gjermania në Kosovë
18:58 -11/06/2026
Kosova ruan pozitën e 78-të në renditjen e FIFA-s, Shqipëria bie dy vende
18:36 -11/06/2026
Kurti priti në takim shkrimtarët dhe kuratorët Hicks dhe Vergès, të shoqëruar nga studiuesja letrare Budima
18:10 -11/06/2026
Gërvalla: Askush s’duhet të mbetet pa mbrojtje ligjore për shkak të kushteve ekonomike
18:09 -11/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?