Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar sot një punonjës të Policisë së Kosovës, zyrtar i stafit civil pa autorizime policore, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ngacmim seksual.
Punonjësi civil dyshohej se ishte përfshirë si i dyshuar në këtë rast dhe IPK-ja ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore në koordinim Prokurorinë Themelore Prizren.
Bazuar në hetimin preliminar dyshohet se punonjësi tashmë i arrestuar, për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim seksual ndaj viktimës së mitur të gjinisë femërore në afërsi të objektit shkollor kur viktima i ndjekë mësimet.
I dyshuari, me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren dërgohet në mbajtje për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.