Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një e mitur në Drenas, nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht një të mitur tjetër.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë të së dielës, ku thuhet se rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 13:00.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.


