Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të huaj i cili thuhet se ishte në kërkim ndërkombëtar për një vepër penale të kryer në Shqipëri.
Sipas Policisë ai është arrestuar në Klinë.
“Klinë – Bazuar në urdhër-arrestin ndërkombëtar është arrestuar një i dyshuar shtetas i huaj për një vepër penale të cilën i dyshuari e kishte kryer në Shqipëri”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.


