Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Ferizaj, nën dyshimin për dhunimin e një gruaje gjatë viteve 2020-2022.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë të mërkurën.
“Me date 18.01.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


