Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Vushtrri, nën dyshimin se për shkaqe të hakmarrje, e kishte sulmuar fizikisht me shkop druri në kokë viktimën.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 18:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkaqe të hakmarrjes lidhur me një rast të mëhershëm e kishte sulmuar fizikisht me shkop druri në kokë viktimën mashkull kosovar i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në emergjencën e Vushtrrisë, pastaj për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


