Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Suharekë, nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur në nëntor të vitit të kaluar.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se i dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka kryer veprën penale.
“Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryes marrëdhënie me viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


