Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Prishtinë, lidhur me rastin e zhdukjes së një të miture, e cila është gjetur bashkë me të.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur më 8 shkurt, ndërsa viktima dyshohet se u dhunua nga i dyshuari.
“PERSON I ZHDUKUR – GJETUR & DHUNIM/Prishtinë, 08.02.2023 – NN. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është gjetur së bashku me viktimën e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj.


