Një person është arrestuar në Istog të martën për dhunim në tentativë.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike duke tentuar ta dhunojë një burrë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
DHUNIM NË TENTATIVË/Istog 26.09.2022 – 15:00. Me 27.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar ta dhunoj viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


