Policia e Kosovës njofton se arrestuar një person në Fushë-Kosovë, me dyshimin se më 19 qershor ka ngacmuar seksualisht një grua.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur 10.99 gramë marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë.
Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 10.99 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.


