Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Ferizaj.
Ai dyshohet për dy raste të vjedhjeve të cilat sipas raportit 24-orësh të policisë kanë ndodhur më 6 qershor.
Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.