KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet një i dyshuar për djegien e veturave dhe sulm ndaj Policisë në veri
Siguri

Arrestohet një i dyshuar për djegien e veturave dhe sulm ndaj Policisë në veri

Kosova News
Kosova News 18:48 -01/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën në veri të Kosovës një person të nacionalitetit serb nën dyshimin për djegie të veturave e sulm ndaj policisë, si vepër të kryer më herët.

I arrestuari është M.B. 1987, ka njoftuar Policia.

I arrestuari po dyshohet për plagosjen e dy policëve me armë zjarri gjatë sulmit ndaj Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në fund të vitit të kaluar.

Ai është në listën e të dyshuarve edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokot, të cilat ishin regjistruar me targa RKS.

Mbi të rëndojnë katër vepra penale, sipas Policisë: “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Ditëve të fundit janë raportuar disa djegie të veturave në katër komunat veriore, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit, ku Lista Serbe ka vendosur të mos marrë pjesë. Ka pasur reagime ndërkombëtare që kanë dënuar këto veprime në veri.

Raste të ngjashme në veri janë raportuar edhe në fund të vitit të kaluar.

Atëbotë në veri ka pasur tensione, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha veturat me targa ilegale serbe të riregjistrohen në RKS.

Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim, por edhe për shkak të arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, serbët lokalë patën ngritur barrikada.

Më pas, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për targat.

Kosova ka hequr dorë nga masat ndëshkuese, nëse nuk bëhet riregjistrimi i veturave, derisa Serbia ka thënë se nuk do të lëshojë më targa të reja për veturat që qarkullojnë në Kosovë.

Policia jep detaje për djegien e tri vetura të tjera në Veri

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë

Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt

Gjendet pa shenja jete një person

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Kosova News 01/04/2023 01/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati
11:34 -27/07/2026
Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive
11:31 -27/07/2026
Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë
11:29 -27/07/2026
Konjufca: Franca, partnere kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së
10:52 -27/07/2026
Haddad: Miqësia Francë-Kosovë daton prej kohësh, do të punojmë për një vend më të sigurt
10:49 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?