Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Mitrovicë i dyshuar për katër raste të grabitjeve.
B.M. 40-vjeçar dyshohet se është përfshirë në raste të grabitjeve që ndodhën në Mitrovicë muajve të fundit. Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve.
“Në orët e paradites së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për katër raste të veprës penale “grabitje”. Veprimet e hetuesve policorë janë finalizuar sot, ku ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: B. M., 40 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës. Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në katër raste të grabitjes, raste këto të ndodhura muajve të fundit në Mitrovicë. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet nga Policia e Kosovës.