Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një grua në Gjilan, nën dyshimin se ka ngacmuar një burrë përmes telefonit.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se pandehura dyshohet për veprën penale “Ngacmim”.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.


