Një grua është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka marrë pensionin e bashkëshortit edhe pas vdekjes së tij.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se e dyshuara është arrestuar dje.
Elezaj tha se e dyshuara nuk e kishte lajmëruar vdekjen e bashkëshortit në Gjendjen Civile.
“Nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është raportuar se personi i dyshuari, femer/kosovare kishte përfituar në mënyre të kundërligjshme para nga Departamenti i Administratës Pensionale të Kosovës në vlerë prej 90 euro, pas vdekjes së bashkëshortit dhe e njëjta nuk e kishte lajmëruar vdekjen e tij në gjendjen civile. Stacioni Policor-Gjakovë, me datën 13.12.2022 kanë arrestuar të dyshuarën”, tha ai.
I njëjti shtoi se pas konsultimit me prokurorin kujdestar, e dyshuara është liruar, kurse rasti kalon në procedurë të rregullt.


