Policia e Kosovës në kryeqytet, ka njoftuar se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar:
– A.Sh. mashkull, 20 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.


