Policia e Kosovës ka arrestuar më 28.02.2024 në Podujevë një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.Sipas njoftimit, i njëjti ishte i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim për grabitje.“A.M, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim (3 vite e 6 muaj), për veprën Grabitje”- thuhet në njoftim.Ndërsa është bërë e ditur se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.

Gjithashtu lexoni:
Kosova News