Një person është arrestuar pasi pasditen e së mërkurës pasi shkaktoi aksidente në trafik, sulmoi shoferët e veturave të aksidentuara.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë rreth orës 13:00.
I dyshuari është arrestuar në Pejë, pas hetimeve.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura”, ka thënë Policia në njoftim.
Prokurori i Shtetit ka rekomanduar që të iniciohet hetim në drejtim të veprave penale “Sulm’ dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.