Policia e Kosovës njofton se sot, në ora 01:00 të mëngjesit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ ishte një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë, sipas njoftimit policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin M.H (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij Z.H ( F/K) e moshës 37 vjeçare, e më pas edhe vajzën e tij 15 vjeçare.
Bëhet e ditur se Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje “.


