KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet kosovari në Zvicër, “i ndihmonte” të tjerët që ta kalojnë testin teorik të vozitjes
Lajme

Arrestohet kosovari në Zvicër, “i ndihmonte” të tjerët që ta kalojnë testin teorik të vozitjes

KosovaNewss
KosovaNewss 09:34 -19/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia kantonale në Cyrih ka arrestuar tre persona (meshkuj), të cilët dyshohet se kanë ndihmuar të tjerë të kalojnë me mashtrim testin teorik për leje drejtimi të makinës. Ata kishin pajisur me pajisje teknike personat që hynin në testim dhe më pas i kishin ndihmuar ata në kryerjen e detyrave të provimit.

Të enjten, më 13 korrik, policia kantonale e Cyrihut pas hetimeve ka arrestuar një kosovar 33-vjeçar, siç është bërë e ditur të martën, raporton sda.ch. Personi në fjalë kishte pajisur më parë një hetues policie me pajisje teknike për testin teorik.

Me ndihmën e aparateve të transmetimit video dhe audio, hetuesi është udhëzuar në testin teorik në Zyrën e Qarkullimit Rrugor. Përgjigjet e sakta i janë pëshpëritur nga një bashkëpunëtor, transmeton albinfo.ch. Pas kontrollit, 33-vjeçari kosovar është arrestuar gjatë kthimit të aparaturave që i kishte huazuar “të testuarit”.

Gjatë kontrollit të banesave në të njëjtën ditë janë sekuestruar pajisje të ndryshme teknike, si celularë, mikrofona, kamera dhe kufje, si dhe para të gatshme. Gjithashtu janë arrestuar një shtetas zviceran 30-vjeçar dhe një kosovar 23-vjeçar i pranishëm ilegalisht në Zvicër.

Tre të arrestuarit dhe një shtetas 60-vjeçar i Serbisë thuhet se kanë ndihmuar ilegalisht të testuarit, duke filluar nga vera e vitit 2022. Nuk dihet se sa persona kanë përfituar nga oferta.

Po kontrollohet po ashtu nëse e gjithë kjo ka lidhje me një rast të ngjashëm që ka ndodhur në Mels SG nga fillimi i korrikut 2023.

Prokuroria publike ka hapur procedurë penale dhe ka kërkuar paraburgim për dy kosovarët.

Një mashtrim i ngjashëm në provim ishte zbuluar tashmë në Winterthur në qershor të vitit 2021. Në atë kohë, një turk 36-vjeçar kishte shkuar në zyrën e trafikut rrugor të Winterthur-it për testin teorik, i pajisur me aparat fotografik, celular dhe priza veshi. Një punonjës i sektorit të qarkullimit rrugor kishte vënë re pajisjet dhe kishte lajmëruar policinë.

Gjithashtu lexoni:

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

KosovaNewss 19/07/2023 19/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?