Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një i mitur në Prishtinë, nën dyshimin se ka kanosur përmes telefonit të dëmtuarin, që të mos dëshmojë në një rast të mëhershëm.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 16 shkurt 2024 dhe është iniciuar si “Frikësim gjatë procedurës penale”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, për shkak se përmes telefonit ka kanosur të dëmtuarin mashkull kosovar që të mos dëshmoj në gjykatë lidhur me një rast të mëhershëm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.