Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një i dyshuar (serb), nën dyshimin se ka sulmuar gazetarin serb, i cili po bënte fotografi në Liqenin e Ujmanit.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Kopilovicë të Zubin Potokut, të hënën rreth orës 11:00.
“Viktima mashkull/serb gazetar ka raportuar se derisa ka qenë duke bërë fotografi në liqenin e Ujmanit është sulmuar nga një i dyshuar mashkull k/serb, i është marrë telefoni dhe është kanosur. Afër vendit të ngjarjes është gjetur telefoni i viktimës dhe i është kthyer atij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.



