Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ngacmuar dhe kanosur një burrë tjetër.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se është duke u ngacmuar dhe kanosur nga një i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari thuhet se është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.