Policia e Kosovës ka arrestuar personin, i cili dyshohet se sulmoi zyrtarin policor në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.
Sipas tij, ndaj personit të dyshuar do të ndërmerren veprimet e mëtejme siç janë të parapara.
Polici kishte raportuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtare të PK-së


