Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i sulmit seksual është raportuar në Gjakovë.
Sipas policisë, më 7 prill një e mitur, ka njoftuar se është sulmuar seksualisht nga një burrë.
“NN. Më 07.04.2026 viktima femër kosovare (e mitur) ka njoftuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari është arrestuar nga autoritetet dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.


