Është arrestuar i dyshuari për rrëmbimin e një gruaje në Gjilan.
Kështu është bërë e ditur në raportin e policisë, duke theksuar se ai është dërguar në mbajtje.
“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, sot më 08.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndryshe, i njëjti e ka futur pa dëshirën e saj në veturë dhe është nisur për Prishtinë.