Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Mitrovicë–Jugu, ka zhvilluar një operacion të suksesshëm në kuadër të veprimeve operativo-hetimore për parandalimin e veprave penale, duke arrestuar një person të dyshuar për fajde.
Sipas njoftimit zyrtar, më 19 nëntor 2025, rreth orës 19:00, është arrestuar i dyshuari R.G. (1988), i cili po kryente veprën penale në momentin e ndërhyrjes.
Me urdhër të gjykatës, njësitet policore kanë kryer kontroll në banesën dhe objektet ndihmëse të tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar prova që lidhen drejtpërdrejt me rastin.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të mbrojtjes së tij ligjore, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Policia e Kosovës bënë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale, ruajtjen e rendit dhe sigurinë e qytetarëve pa dallim.


