Policia e Kosovës ka raportuar për një incident të dhunës në familje dhe kërcënim ndaj një zyrtari policor në 24 orët e fundit.
Më 26 dhjetor 2023, në ora 20:10 në Pejë, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë ndaj një viktimës femër sipas raportit të Policisë së Kosovës.
Ndërsa Policia gjithashtu, ka thënë se i dyshuari gjatë arrestimit, e ka kërcënuar dhe zyrtarin policor.
“Dhunë në familje & Kanosje ndaj zyrtarit policor pejë 26.12.2023 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka përdorur dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Po ashtu i dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur zyrtarin policor. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Pas vendimit të prokurorit pas marrjes në pyetje, të dyshuarit i është caktuar masa e mbajtjes.


