Sot me urdhër të Gjykatës, njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit Kosovar Shqiptar Q.H.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën:
Një pushkë gjuetie me leje të skaduar prodhim Turk, një pistoletë e llojit Zastava e kalibrit 6.35 mm, një karikator me katër copë fishekë të të njëjtit kalibër dhe njëzet e nëntë copë fishekë të kalibrit 9mm.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan me kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve’’, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


