Një person është arrestuar nën dyshimin se nga pakujdesia ka goditur me veturë këmbësorin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:10 të hënën në fshatin Lluzhan të Podujevës.
“Fsh. Lluzhan, Podujevë 29.04.2024-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin – viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.