Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 18 dhjetor 2023 në Fushë-Kosovë.
“Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesa për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -A.Z. mashkull 30 vjeç, sot të paraqitet në polici”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.


