Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 27 qershorit në Prishtinë, ku është arrestuar gazetari Valon Syla, nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëjetueses së tij.
Sipas të dhënave policore, viktima E.N. ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe është ofenduar rëndë nga i dyshuari. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor dhe është fotografuar për dëshmitë e lëndimeve.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet.
Në deklarimin e saj të dytë, viktima ka konfirmuar pretendimet fillestare. Ndërkohë, dëshmitarja – motra e saj, E.N., 24 vjeçare – ka dorëzuar video-incizime të momentit të incidentit, të cilat pritet të përdoren si prova në rastin penal.
Valon Syla është intervistuar në praninë e avokatit të tij dhe, me urdhër të Prokurorisë, është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes, në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.
Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”. Hetimet janë duke vazhduar nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës./S/