Drejtori i spitalit më të madh të qytetit të Gazës, al-Shifa, është arrestuar dhe po mbahet nga forcat izraelite.
Abu Salamiya u raportua fillimisht nga mediat për arrestimin, por gjatë ditës vetë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuar se ai ishte dërguar për intervistim, raportoi BBC.
Në një deklaratë, zyrtarët thanë se kanë gjetur “prova që tregojnë se Shifa, nën menaxhimin direkt të Salamiyas, shërbeu si qendër komanduese dhe e kontrollit për Hamasin”.
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje armëpushimi një ditë më parë. Ata janë pajtuar për lirimin e pengjeve. 50 izraelitë që mbahen peng do të lirohen nga Hamasi dhe 150 palestinezë të burgosur do të lirohen nga Izraeli – bashkë me një armëpushim katërditor.


