Është arrestuar një person në Deçan për përdorim të armës.
Ai dyshohet se me pushkë ka vrarë një qen endacak.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me pushkë gjuetie dyshohet se ka vrarë një qen endacak. Pushka me shtatë fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.


