Është arrestuar një person për shkak se ka shitur barna pa banderola kështu duke arritur që të përfitoj materialisht dhe njëkohesisht duke rrezikuar shëndetin e pacientëve që i kanë konsumuar ato.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës ku thuhet se për personin në fjalë (R.J 45-vjeçar) kanë arritur të sigurojnë të dhëna, ndërkaq barnatorja është kontrolluar nga Inspektorët Farmaceutik, kurse personi i dyshuar është shoqëruar në polici.
“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, i njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me ‘Vendim mbi ndalimin’, lëshuar nga prokurori kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.


