KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë
Siguri

Arrestohen tre zyrtarët policorë që dyshohen se e rrahën një person në Klinë

Kosova News
Kosova News 14:57 -30/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar sot në qytetin e Klinës, nën dyshimet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të ndaluari, duke tejkaluar kështu kompetencat e tyre zyrtare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se incidenti ka ndodhur gjatë një operacioni policor për arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Kanosje”.

“Sipas raportit fillestar, patrulla policore ka ndërhyrë në një shtëpi në Klinë për të arrestuar një të dyshuar për ‘Kanosje’. Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka deklaruar Nikçi.

Megjithatë, ai shtoi se pas analizimit të provave të mbledhura, është konstatuar se ndaj të ndaluarit është ushtruar dhunë fizike, çka përbën elemente të veprës penale të keqtrajtimit nga ana e zyrtarëve policorë.

“Udhëheqësi i kësaj patrulle policore bashkë me dy zyrtarë të tjerë kanë ushtuar dhunë fizike ndaj të pandehurit. Të njëjtit sot janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë ndalur për 48 orë’’, ka thënë ai.

Ndërkaq, një ditë më parë Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Klinës.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së kurse incidenti ku dyshohet se janë përfshirë tre zyrtarët policorë raportohet të ketë ndodhur më 28 qershor 2025 në rrugën “Ismail Qemajli” në qytetin e Klinës, përkatësisht në oborrin e shtëpisë së një qytetari.

“Bazuar nga të gjeturat e hetimit fillestar ekziston dyshimi se zyrtarët policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës ndaj një qytetari përderisa në deklaratat e tyre dhe në raportet zyrtare është prezantuar një version që rezulton të jetë në kundërshtim të plotë me pamjet e incizuara dhe provat faktike”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales

I përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit, vdes një 62-vjeçar në Gjilan

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

DhTIK kërkon zgjidhje urgjente për bllokimin e regjistrimit të automjeteve të bizneseve

Kosova News 30/06/2025 30/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Bayern Munich futet seriozisht në garë për transferimin e yllit të Liverpoolit
20:35 -30/06/2025
I përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit, vdes një 62-vjeçar në Gjilan
20:01 -30/06/2025
Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës
19:25 -30/06/2025
Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
18:52 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?