KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohen tre të dyshuarit për sulm ndaj gazetarit Syla
Siguri

Arrestohen tre të dyshuarit për sulm ndaj gazetarit Syla

Kosova News
Kosova News 21:45 -12/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Tre personat e dyshuar për sulm ndaj gazetarit Valon Syla janë arrestuar të mërkurën mbrëma.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka bërë të ditur arrestimin e tyre.

Ai më tej ka përgëzuar Policinë për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar.

“Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Sveçla.

Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht të martën në mbrëmje nga tre persona në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Syla ka pësuar lëndime në kokë ndërsa ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sveçla: Janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë identifikuar sulmuesit ndaj gazetarit Valon Syla të martën mbrëma, teksa ka thënë se shumë shpejt kryesit e këtij akti do të vendosen para drejtësisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se sulmi ndaj çdo personi është vepër e rëndë, e edhe më i papranueshëm bëhet kur i drejtohet një gazetari.

“Sulmi ndaj kujtdo është vepër e rëndë ndërsa bëhet më i papranueshëm kur i drejtohet një gazetari, puna dhe liria e shprehjes të së cilit janë të garantuara me legjislacionin tonë dhe jo vetëm. Si qytetar dhe si Ministër i Punëve të Brendshme natyrisht jam shqetësuar me sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla. Si shoqëri dhe si pjesë e institucioneve angazhohemi për një shtet ku mbizotëron demokracia e ku mendimi ndryshe nuk ballafaqohet me sulm të çfarëdo lloj forme. Pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai.

Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht të martën në mbrëmje nga tre persona në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Syla ka pësuar lëndime në kokë ndërsa ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për këtë sulm ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili e ka quajtur këtë sulm krejtësisht të papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar dhe minuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medies në Kosovë.

Me reagimin e AGK-së është pajtuar edhe shefi I Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

“I bashkohem AGK-së dhe partnerëve të tjerë në Kosovë lidhur me dënimin e sulmit të mbrëmshëm ndaj Valon Sylës. Liria e fjalës është vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian dhe duhet të mbrohet. Sylës i uroj shërim të shpejtë. Sulmuesit duhet të identifikohen dhe të ndiqen penalisht”, ka shkruar ai në Twitter.

Edhe shefja e EULEX-it Caroline Ziadeh ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Ajo ka thënë se çdo sulm që cenon lirinë e gazetarëve është i papranueshëm.

Ka bërë thirrje që organet e rendit ta zbardhin rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

KQZ: Numërimi i votave të përfaqësive diplomatike mbyllet sot, po vazhdon numërimi i atyre me postë

Kosova News 12/04/2023 12/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!
20:08 -13/06/2026
Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve
19:33 -13/06/2026
​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec
19:29 -13/06/2026
Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta
19:23 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?