KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohen tre shtetas maqedonas për pjesëmarrje në luftë në Siri
Rajon

Arrestohen tre shtetas maqedonas për pjesëmarrje në luftë në Siri

Kosova News
Kosova News 20:03 -12/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar tre shtetas maqedonas, të cilët, sipas saj, kanë marrë pjesë aktive në luftën në Siri, si “pjesëtarë të organizatës militante Shteti Islamik (ISIL)”.Siç thuhet në njoftim, tre të arrestuarit “kanë qenë objekt i interesimit të shërbimeve të sigurisë në periudhën e kaluar” dhe janë arrestuar në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit.Njoftohet se dy persona u arrestuan në Maqedoninë e Veriut dhe një në Francë, sipas një urdhër-arresti maqedonas, si rezultat i bashkëpunimit të MPB-së dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB) me autoritetet franceze.Sipas policisë, të arrestuarit, me inicialet O. S. (28 vjeç), R. S. (33 vjeç) dhe M. G. (26vjeç), në vitin 2014 iu bashkuan formacioneve të armatosura të organizatës militante Shteti Islamik, në territorin e Sirisë dhe morën pjesë aktive në operacionet ushtarake.

“MPB-ja, me urdhër për bastisje të shtëpive dhe objekteve tjera të lëshuara nga gjyqtari i procedurës paraprake, sot në orët e paradites ka kryer bastisje në dy lokacione në Shkup, te O.S. dhe R. S., ku janë gjetur dhe konfiskuar armë, municione, telefona celularë dhe pajisje të tjera elektronike që mund të përmbajnë dëshmi shtesë për veprën e kryer”, tha zëdhënësi i MPB-së së Maqedonisë së Veriut, më 12 maj.Siç theksoi ai, sipas dëshmive të siguruara, sektori policor për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë për krim të organizuar të Maqedonisë së Veriut, kundër personave të përmendur, për veprën penale “shërbimi në ushtrinë armike”, parashikuar në nenin 322 të Kodit Penal.Sipas atij neni të Kodit, për pjesëmarrje “në ushtrinë e armikut” parashikohet dënim me burg prej së paku tre vjetësh, ndërsa për rekrutimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, së paku pesë vjet.Në janar të këtij viti, shërbimet e NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut parandaluan tri tentativa për sulme terroriste. Agjencia e Inteligjencës dhe Shërbimit të Sigurisë së Maqedonisë së Veriut, i tha asokohe Radios Evropa e Lirë se në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë të vendeve anëtare, janë parandaluar sulmet terroriste në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet fqinje

Gjithashtu lexoni:

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Kosova News 12/05/2023 12/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?