Tre persona janë arrestuar në Obiliq të shtunën. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të arrestuarit dyshohen se e kanë rrëmbyer dhe e kanë dhunuar një grua.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Obiliq, 24.06.2023-NN. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë rrëmbyer e me pas edhe dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


