Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar pesë persona në Prishtinë, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe ka ndodhur të shtunën rreth orës 04:50 në rrugën “Luan Haradinajl”.
“Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje fizike ndërmjet tyre dhe si pasojë e lëndimeve të pësuara të gjithë të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, dy prej të dyshuarve dyshohet kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë -thikë.
“Me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


