Policia e Kosovёs njofton se Drejtoria Rajonale e Policisë nё Peje, Stacionet Policore në Klinë dhe Deçan, kanë bastisur disa lokale në disa lokacione, ku janё gjetur dhe sekuestruar armё tek tё dyshuarit S.G (34-vjeç), V.O (38-vjeç) A.Sh (48-vjeç) dhe E.D (22-vjeç), tё cilёt edhe janё arrestuar.
“Armët dhe municioni i sekuestruar: Një (1) revole M-57 cal 7.62 mm, një (1) karikator, shtatë (7) copë fishek caliber 7.62×25 mm, një (1) revole EKOL cal 7.65 mm, një karikator, dy (2) copë fishek cal 7.65 mm, një (1) Pistolet TT cal 7.62 mm, një (1) karikator, tetë (8)copë fishek 7.62x25mm, një (1) karikator, shtatëmbëdhjetë (17) copë fishek 12 GA, tre (3) copë fishek cal. 308 PPUWin, një (1) revole, caliber 9 mm pa numër serik, një (1) karikator, pesë (5) fishek Caliber 9×19 mm”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё Shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48- orë.


