Policia e Shqipërisë ka njoftuar se i ka arrestuar dy vëllezër kosovarë, me banim në shtetin e Finlandës, për kallëzim të rrejshëm me qëllim të përfitimit nga siguracioni, pasi sipas policisë, dy të dyshuarit e kishin shitur veturën e tyre në Kamzë dhe e kishin raportuar si të vjedhur në polici.
Ndërsa, Policia e Shqipërisë ka thënë se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Insurance” të Komisariati të Policisë me nr. 5.
“Shitën automjetin e tyre në Kamzë dhe bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, me qëllim përfitimin e siguracionit, vihen në pranga dy vëllezër kosovarë”.
“Si rezultat i tij, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. G., 27 vjeç dhe B. G., 21 vjeç, të dy banues në Finlandë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit V. K., 49 vjeç dhe I. K., 24 vjeç, të dy banues në Kavajë”.
“Dy vëllezërit (S. G., dhe B. G.) kanë bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tyre BMW X6, të cilin e kanë shitur te shtetasit V. K., dhe I. K., me qëllim përfitimin e siguracionit të automjetit”.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Policisë së Shqipërisë.


