Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, të mërkurën, pasi më 24 janar, në Trudë, kishin grabitur një pompë të derivateve.
Policia e Kosovës bëri të ditur se të dyshuar janë: V.I. 34 vjeç,si dhe L.B. 33 vjeç.
“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave. Të dyshuar (meshkuj) V.I. 34 vjeç, dhe L.B. 33 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, për të cilët ekziston dyshimi se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të PK-së.
Bëhet e ditur se personat e dyshuar, me vendimin e prokurorit të shtetit, janë ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.


