Dy persona janë arrestuar të hënën në fshatin Lubiqevë të Prizrenit pasi dyshohen se kanë kanosur dy pjesëtarë të KFOR-it, bën të ditur Policia në raportin 24-orësh.
Sipas njoftimit, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej personave të dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.


