Dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje në Skenderaj.
Policia është njoftuar se dikush po shpërndante bankënota të falsifikuara, me ç’rast ka identifikuar dy të dyshuar.
Në veturën e njërit janë gjetur bankënota false si dhe në banesë pajisje e para të tjera.
“Është raportuar se një person i dyshuar është duke shpërnda bankënota të falsifikuar. Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj ksovarë ku në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar bankënota të dyshuara prej 5 euro (475X5) me vlerë 2375 euro, ndërsa gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe konfiskuar dy pajisje të dyshuara për skanim (skaner), një llaptop, 170 monedha euro (3×20, 8×10, 6×5), 400 denarë (4×10). Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.


