Policia e Kosovës njofton se dy persona janë arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se kanë kanosur dy zyrtarë policorë.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se zyrtarët policorë kanë qenë në kryerje të detyrës gjatë kohës kur janë kanosur.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews/


