Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar dy persona në Ferizaj, nën dyshimin se në gjendje të dehur kanë sulmuar bashkëshortet e tyre.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 04:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, njëri me shtetësi të huaj pasi që, të njëjtit në gjendje të dehur kanë sulmuar dy viktimat femra kosovare, bashkëshortet e tyre. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


